Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

drejtori Me njerëzit perreth, ALBSIG ka si qëllim të ofrojë mbrojtje dhe siguri për të gjithë klientët. Me besimin konsumator, si themel i të gjitha shërbimeve dhe filozofisë së shoqërisë, Albsig synon rritje të qëndrueshme, dhe përmbushjen e nevojave dhe pritshmërive të gjithë aktorëve të biznesit.

Si një shoqëri e sigurimit të jo-jetës, prej 12 vitesh në tregun e sigurimeve, Albsig është zgjeruar në mënyrë aktive. Biznesi i sigurimeve është i bazuar në angazhimin jetësor të klientëve, në momentin e tyre të nevojës. Klientët dhe besimi i tyre, janë fokusi ynë.

Albsig synon të jetë një shoqëri me standarte të larta dhe gjithmonë në shërbim të klientëve, pasi klienti është i pari dhe duhet ti jepet ndjenjë sigurie në çdo kohë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme,

Z. Muharrem Bardhoci

Drejtori i Përgjithshëm

firma-e-drejtorit

×