Sigurimi Minikasko

Nëse e vlerësoni se NUK ju duhet KASKO e plotë,  Albsig mendon serish per automjetin Tuaj . Ne ju ofrojme zgjedhjen e njërit nga kombinimet e shumta të Sigurimit KASKO qe eshte emertuar MINIKASKO , me të cilin ju mund ta siguroni automjetin tuaj vetëm nga ato rreziqe të cilat ju i konsideroni të domosdoshme.

Minikasko eshte sigurimi i vetë automjetit për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar me proces verbalin e policisë.

Specialistet e Departamentit te Vleresimit te Demeve do te bejne te mundur vlerësimin e dëmit te automjetit dhe ju do të dëmshpërbleheni menjëherë pa patur nevojë të prisni për dëmshpërblimin e kompanisë përgjegjëse.

Sigurimi MINIKASKO mbulon shpenzimet për riparimin e automjetit të dëmtuar si pasojë e një aksidenti me një automjet tjetër. Nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.