Historiku i Albsig sh.a

Albsig sh.a. (“Shoqëria”) është themeluar në vitin 2004 si një shoqëri sigurimi me vendndodhje në Shqipëri. Shoqëria është një shoqëri aksionare me kapital të përbashkët, e regjistruar sipas Ligjit Shqiptar nr.7638, datë 19 nëntor 1992 “Për Shoqëritë Tregtare” dhe e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Shqipërisë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Tiranës, Nr. 28154, datë 9 janar 2004.

Shoqëria operon sipas një liçense të lëshuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (“AMF”), më përpara i njohur si Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve (“AMS”), për tregtimin e policave të përgjithshme të sigurimit sipas rregullave të AMF-së në territorin e Shqipërisë. Autorizimi për të ndërmarrë aktivitetet e sigurimit të jo-jetës është marrë më datë 19 qershor 2004, ndërsa liçensa që specifikon klasat e aktiviteteve është lëshuar më datë 10 shtator 2004 nga AMS. Aktivitetet kryesore të biznesit përfshijnë dhënien e shërbimeve të sigurimit për mjetet motorike, pasurinë, shëndetin, dhe produkte të tjera të sigurimit jo-jetë. Shoqëria ka 17 degë në Tiranë, Durrës, Dibër, Sarandë, Pogradec, Shkodër, Fier, Korçë, Elbasan, Vlorë, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Berat, Peshkopi, Lushnje and Burrel. Më 31 dhjetor 2015, shoqëria punësoi gjithsej 170 punonjës dhe drejtues (më 31 dhjetor 2014: 142).

Gjatë vitit 2007 Shoqëria filloi aktivitetin në territorin e Republikës Maqedonse nëpërmjet Albsig A.D. Shkup (“Filiali”). Filiali është 100% i zotëruar nga shoqëria e sigurimit ALBSIG sh.a. Tiranë, Shqipëri (“Shoqëria mëmë”). Filiali është regjistruar më 23 prill 2007, është vendosur dhe funksionon në Republikën e Maqedonisë. Ai është liçensuar për të ofruar 11 klasa të sigurimit të jo-jetës; megjithatë aktivitetet kryesore të tij përfshijnë ofrimin e shërbimeve të sigurimit në fushat e mjeteve motorrike, pasurisë dhe ndaj aksidenteve.

Shoqëria e Sigurimit Albsig.sh.a pjesë e Grupit KASTRATI, ushtron aktivitet të suksesshëm që nga viti 2004, në cilësinë e siguruesit të Jo-Jetës, mbështetur në qëndrueshmërinë financiare, stafin e dedikuar dhe profesional, shërbimin e shpejtë dhe cilësor në rast të ndodhjes së demit.

Aktualisht ALBSIG ka 25 produkte cilësore në tregun shqiptar të sigurimeve dhe të Maqedonisë të cilat janë asimiluar plotësisht nga klientelë lokale. Aktiviteti i Albsig aktualisht reflekton një arritje pozitive, si dhe pretendim serioz në fushën e biznesit sigurues.

Skema e menaxhimit të Albsig bazohet në teknika të reja dhe efikase të menaxhimit të financave. I tërë procesi i shitjes dhe administratës është i kompjuterizuar, një fakt i cili ka mundësuar kontrollin operacional dhe eliminimin e shpërdorimit dhe abuzimeve.

×
Shiko dokumentin e bashkengjitur: AKT THEMELIMI ALBSIG (PDF)