Sigurimi i mallit gjatë transportit

Albsig sh.a. ofron mbulim për humbjet dhe dëmet që pësojnë mallrat gjatë transportimit të tyre, të destinuara për tu tregtuar, ose transferuar në pronarë të rinj. Në këtë kontekst i Siguruari duhet të ketë interes të sigurueshëm në mallin ose mallrat objekt sigurimi, në momentin e ndodhjes së dëmit.

Ky sigurim fillon që nga koha që mallrat lëvizin (të ngarkuara në mjetin e parë të transportit), nga magazina ose vendi i magazinimit në vendin e përcaktuar në kontratë për fillimin e transportimit ose tranzitit, vazhdon përgjate kursit të zakonshëm të tranzitit dhe përfundon me dorëzimin e tyre te Pritësi i mallit në magazinen përfundimtare ose vendin e magazinimit në destinacionin e përcaktuar në kontrate, për përfundimin e transportimit.
Albsig sh.a. ofron sigurimin e mallit në transport në 3 nivele të ndryshme mbulimi në funksion të përzgjedhjes nga i Siguruari, si më poshtë:

Niveli i mbulimit “A” All Risks, përfshin të gjitha dëmet që pëson malli, të shkaktuara nga ngjarje që përcaktohen si të rastit, të paparashikuara, aksidentale dhe të papritura.

Niveli i mbulimit “B”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga shkaqet e emërtuara vijuese: zjarr, eksplozion, aksidente te mjeteve te transportit (perplasje me nje mjet tjeter çfaredo, nxjerrje ne breg, fundosje, permbysje, dalje nga shinat), shkatërrim i ngarkesës (mallit) nga renia prej vinçit e çdo kolie gjatë ngarkim-shkarkimit, rënia e ujit të lumit, liqenit, detit ne bord te mjetit transportues.

Dëmet që shkaktohen nga fuqi madhore si termeti, shperthimi vullkanik, rrufeja, gjithashtu mbulohen edhe shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarise së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.

Niveli i mbulimit “C”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga shkaqet e emërtuara vijuese: zjarr, eksplozion, aksidente të mjeteve të transportit (njëlloj si përshkruar në nivelin e mësiperm “B”), shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarisë së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.

DOKUMENTAT NË RAST DËMI
• Polica origjinale e sigurimit;
• Njoftimi i Siguruesit;
• Provat për humbjen ose dëmtimin e mallit;
• Çertifikata e origjinës së mallit;
• Fletë ngarkesa;
• Protesta detare e kapitenit të anijes;
• Proces-verbali i autoriteteve për ndodhjen dhe pasojat e ngjarjes së jashtëzakonshme;
• Proces-verbalet e transportuesve;
• Raporti i ekspertit ose raporti i survejorit kur është ndryshe nga Siguruesi;
• Përllogaritja e madhësisë së dëmit;
• Proces-verbali i rivlerësimit të mallrave të dëmtuara që mund të përdoren etj.