SIGURIMI I NXENESVE DHE STUDENTEVE NGA AKSIDENTET PERSONALE
MBULIMI
pėr Nxėnėsin / Studentin
- shpenzimet e trajtimit mjekėsor ne te gjitha entet shėndetėsore;
- shpenzimet pėr medikamentet mjekėsore te pėrdorura jashtė enteve shėndetėsore;
- paaftėsinė e pėrhershme te plote ose te pjesshme sipas kėtyre kushteve te sigurimit;
- vdekjen ose zhdukjen e shkaktuar nga aksidenti.
pėr Prindin/Kujdestarin Ligjor:
- paaftėsinė e pėrkohshme sipas kėtyre kushteve te sigurimit;
- vdekjen ose zhdukjen e shkaktuar nga aksidenti.
Te Bashkesiguruarit janė njėkohėsisht Bashkeperfitues pėr kompensimet qe rrjedhin nga vėrtetimi i rastit te sigurimit. Kjo kontratė Sigurimi mbulon pasojat e aksidentit qė pėson i Bashkėsiguruari pėrgjatė periudhės sė mbulimit tė shėnuar nė policė dhe pėrcaktimeve tė kėsaj kontrate.
DOKUMENTAT NĖ RAST DĖMI
- polica origjinale e sigurimit;
- njoftimi i menjėhershėm i siguruesit.
Njoftimi quhet i menjėhershėm:
a - brenda ditės, kur i ka mundėsitė shėndetėsore pėr tė bėrė njė njoftim tė tille;
b - brenda 48 orėve, nga momenti qė ka patur mundėsi tė bėjė kėtė njoftim.
Nė se njoftimi i mėsipėrm nuk ėshtė dhėnė me shkrim, njoftimi i Aksidentit nė kėtė formė (me shkrim) duhet ti dėrgohet Siguruesit brenda 14 ditėve.
- dokumentacioni pėr vėrtetimin e aksidentit nga organet kompetente;
- dokumentacioni i enteve shėndetėsore pėr gjendjen shėndetėsore tė Siguruarit dhe faturat origjinale tė shpenzimeve mjekėsore.
|