SHQIP  |  ENGLISH 

 
Fillimi    PREZANTIMI I ALBSIG SH.A.    Kontakt    Sitemap

TE PERGJITHSHME

FJALA E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM
PREZANTIMI I ALBSIG SH.A.
THEMELIMI
AKSIONERET
PRIORITETET & AVANTAZHET
AUTORIZIME & LIĒENCA
 
 
 

PRIORITETET

  • Forcimi ne vazhdimėsi i imazhit te Shoqėrisė, veprimi si subjekt solid dhe i besueshėm. Ne kėtė kontekst, gjatė 5 viteve te para te aktivitetit, rritja prej jo me pak se 2 % ne vit e prezencės ne tregun shqiptar te sigurimeve, mbetet alternative e fuqishme pėr veprim;
  • Krijimi i njė sistemi shėrbimi eficent, cilėsor dhe te ndjeshėm pėr klientėt, nėpėrmjet ndryshimeve permanente dhe thelbėsore ne kulturėn profesionale dhe ne skemat e administrimit;
  • Rritja e potencialeve te Shoqėrisė; krijimi dhe forcimi i portofolit te rezervave teknike, si domosdoshmėri e gamės ne rritje te produkteve qe do te hidhen ne treg;
  • Pėrmirėsimi i infrastrukturės ne drejtimet primare te aktivitetit; prioritar kalimi gradual drejt njė sistemi te integruar informatik;
  • Garantimi i njė ekuilibri sa me optimal ndėrmjet produkteve te sigurimit te detyrueshėm dhe atyre vullnetare, me tendence qe te ardhurat nga linjat vullnetare te sigurimit, pėrgjatė vitit te dyte e ne vazhdim, te perbejne drejtimin determinant te politikave te biznesit;
  • Ngritja dhe stabilizimi i sistemit te shitjes se produkteve, identifikimi dhe forcimi i institucionit te agjentit, veēanėrisht ne kushtet e zgjerimit te gamės se shėrbimeve dhe kryesisht pėr linjėn e produkteve vullnetare. Stimulimi ne rritje i sistemit te agjenteve nėpėrmjet promovimit te formave nxitėse financiare ne shitjen e produkteve;
  • Thellimi i procesit te rajonizimit te strukturave dhe pėrsosja me tej e sistemit te drejtimit nėpėrmjet thjeshtimit dhe/ose ndryshimeve eventuale te organigramės. Thithja e kuadrove profesioniste e me emėr ne fushat respektive, duke synuar pėrgatitjen e njė stafi sa me kompetent e me pėrvojė komplekse dhe shumėplanėshe ne fushėn e sigurimeve;
  • Rritja e eficences dhe pėrsosja e linjave ekzistuese te biznesit dhe paralelisht e nėpėrmjet veprimeve operativo-dinamike pėrgatitja e terrenit te pėrshtatshėm pėr kalimin gradual edhe ne linja te tjera te trajtimit te produkteve;
  • Rritja e efektivitetit te pėrdorimit te aseteve, pėrmirėsimi i strukturės se portofolit te investimeve, duke i dhėnė pėrparėsi diversifikimit te portofolit dhe minimizimit te riskut te investimit;
  • Zgjerimi i hartės territoriale te shtrirjes, me tendenca te qarta pėr trokitje dhe veprim te suksesshėm ne tregun rajonal te sigurimeve. Pas Maqedonisė, prioritare Mali i Zi dhe Kosova;
  • Kompletimi i portofolit te sigurimit te Jo-Jetės ( hedhja ne treg e produkteve te klasės 14 “Sigurimi i Kreditit” dhe klasės 16 “Humbjeve te ndryshme financiare”;
  • Licencimi pėr veprimtari ne fushėn e Sigurimit te Jetės ( Shqipėri, Maqedoni pėrgjatė viteve 2008-2009 dhe ne Mal te Zi e Kosove pas vitit 2010 );
  • Licencimi pėr veprimtari Risigurimi.

    Konkretizimi i objektivave te mėsipėrme dikton investime jo te pakta, ndaj synohet partneritet me subjekte te fuqishėm ne linjat siguruese dhe/ose ne veprimtaritė financiare.



AVANTAZHET

  • Pėrkushtimi i stafit;
  • Shėrbimi non-stop dhe cilėsor ndaj klientėve ( pagesat e dėmeve dhe marrja ne sigurim );
  • Kapacitetet dhe potencialet ne rritje te tregut (si rezultat i rritjes se kulturės ne fushėn e sigurimeve dhe i forcimit te tendencave pėr zgjerimin e gamės se produkteve te detyruara);
  • Struktura organike tėrėsisht efektive dhe politikat e avancuara dhe optimale te shitjes e te marketingut;
  • Respektimi i kuadrit ligjor dhe i standardeve te pėrcaktuara nga legjislacioni dhe organet pėrkatėse;
  • Pėrvoja e njė biznesi te suksesshėm ne tregun rajonal, ku roli i disa prej drejtueseve ka qene pėrcaktues;
  • Pretendimet pėr bashkėpunim me partnere serioze ndėrkombėtare te industrisė se sigurimeve.

    Produktet qe ofrohen janė cilėsore dhe realisht te harmonizuara me nevojat e konsumatoreve dhe veēoritė e tregut te sigurimeve.

LAJMERIME DHE NGJARJE

© 2008 Albsig, all rights reserved.