Historiku i Albsig sh.a

Albsig sh.a. (“Shoqëria”) është themeluar në vitin 2004 si një shoqëri sigurimi me vendndodhje në Shqipëri. Shoqëria është një shoqëri aksionare me kapital të përbashkët, e regjistruar sipas Ligjit Shqiptar nr.7638, datë 19 nëntor 1992 “Për Shoqëritë Tregtare” dhe e regjistruar në Regjistrin Tregtar të Shqipërisë me vendim të Gjykatës së Rrethit të Tiranës, Nr. 28154, datë 9 janar 2004.

Shoqëria operon sipas një liçense të lëshuar nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare (“AMF”), më përpara i njohur si Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve (“AMS”), për tregtimin e policave të përgjithshme të sigurimit sipas rregullave të AMF-së në territorin e Shqipërisë. Autorizimi për të ndërmarrë aktivitetet e sigurimit të jo-jetës është marrë më datë 19 qershor 2004, ndërsa liçensa që specifikon klasat e aktiviteteve është lëshuar më datë 10 shtator 2004 nga AMS.

Kompania ofron një gamë të gjërë produktesh si: sigurimin e jetës nga aksidentet, sigurimin nga zjarri dhe rreziqet shtesë për ndërmarrjet e mëdha, të vogla dhe të mesme dhe Sigurimin e Automjeteve për klientët individualë në te gjithë Shqipërinë. ALBSIG u shërben klientëve të saj nëpërmjet një rrjeti te konsoliduar shitjesh konkretisht prej 22 degë në të gjithë Shqipërinë dhe 400 agjenci dhe më shumë se 280 punonjës.

Njëkohësisht ALBSIG ofron më shumë se 25 produkte sigurimi. Shoqëria e Sigurimeve ALSIG.sh.a ka një portofol produktesh të larmishme që e lejon atë të kujdesem për një bazë të madhe të konsumatorëve. Produktet dhe shërbimet shpërndahen përmes një rrjeti të gjerë të stafit të shitjes, agjentëve dhe partnerëve ekskluzivë në të gjithë territorin shqiptar. ALBSIG është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në tregun shqiptar të sigurimeve.

Besimi i klientit në aftësinë tonë për të përmbushur detyrimet tona në çdo kohë, përbën bazën e suksesit tonë. Dinamizmi është fenomeni kryesorë që përshkruan ALBSIG në aspektin e shërbimit të klientit. ALSIG ka punuar vazhdimisht për të bërë të gjitha proceset e klientëve të saj më efikas dhe më të shpejtë, duke përfshirë modernizimin dhe optimizimin e të gjitha proçeseve, si dhe duke ofruar shërbime shumë cilësore.

×
Shiko dokumentin e bashkengjitur: AKT THEMELIMI ALBSIG (PDF)