Faqe Kryesore Sitemap Kontakto Ndihme Aplikime Lajme
shq  |  eng  |  mkd
 
  Faqe Kryesore Rreth nesh Produktet Struktura Financat Partnerët Kontakto
Rreth nesh
FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM
THEMELIMI
PREZANTIMI I ALBSIG SH.A.
PRIORITETET & AVANTAZHET
AUTORIZIME DHE LIÇENCA ALBSIG SH.A SHQIPËRI
AUTORIZIME DHE LIÇENCA ALBSIG A.D MAQEDONI
 
 
PREZANTIMI I ALBSIG SH.A.

1. Shoqëria është liçensuar më 10.09.2004 nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Tiranë, me Vendimin Nr. 45, datë 10.09.2004 në cilësinë e siguruesit të Jo-Jetës (trajtim dëmesh). Aktiviteti sigurues në Republikën e Shqipërisë zhvillohet me emrin “Alb Siguracion” Sh.a (shkurt “Albsig” Sh.a). Gjithashtu, me Vendim të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Nr. 11-4868/12, datë 23.04.2007, Albsig Sh.a, Tiranë, është lejuar të ushtrojë veprimtari sigurimi në territorin e Maqedonisë. Aktiviteti sigurues në Maqedoni zhvillohet me emrin “Albsig” A.d, Shkup.  Albsig Sh.a Tiranë është aksioner i vetëm i Albsig A.d, Shkup. (Në vazhdim do të përdoret emri “Albsig” që nënkupton dhe përmbledh Albsig Sh.a dhe Albsig A.d). Liçensat japin të drejtën e shitjes së një nomenklature të gjerë të produkteve të Jo-Jetës, fakt i cili ka mundësuar një aktivitet shumëplanësh me efekte financiare të ndjeshme.

 2. Albsig përfaqëson bashkimin e kapitaleve të personave të mirënjohur të bizneseve shqiptare dhe të kapitaleve të shoqërive me emër në tregun ndërkombëtar të sigurimeve.

 Kapitali Themeltar, më 31.12.2009 e në vazhdim arrin në rreth 7 500 000 Euro, nga i cili:

 a- Albsig sh.a, Tiranë:        4 500 000 Euro, me strukturën në vijim:

  - Mjete monetare                  3 500 000 Euro;  

- Kontribut në natyrë            1 000 000 Euro (ambiente pune për administratën) 

 b- Albsig a.d, Shkup:          3 000 000 Euro, me strukturën në vijim:

  - Mjete monetare                  3 000 000 Euro;

  c- Aksionerët e Albsig Sh.a. janë:

            - Shefqet Kastrati;

     - Bajram Xhaja;

     - Faik Bruçi;

     - Frida Muçmataj;

     - Gëzim Huqi;

     - Natasha Dhoqina

    

4. Albsig ushtron veprimtarinë e sigurimit me seli në Tiranë dhe, nëpërmjet 17 degëve, me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Gjithashtu, nëpërmjet 20 filialeve të tjera vepron në të gjithë territorin e Maqedonisë. Me anën e një politike tërheqëse dhe nxitëse të burimeve njerëzore, Albsig ka angazhuar specialistët, agjentët dhe punonjësit e shërbimit ndër më të mirët të tregut shqiptar dhe maqedonas të sigurimeve, të cilët kanë dije të formuara nisur nga eksperienca e tyre e mëparshme në botën e sigurimeve. Në strukturat drejtuese dhe organizative të Albsig kontribuojnë mbi 200 punonjës organik (përfshirë Maqedoninë), sikundër edhe një numër i konsiderueshëm janë të angazhuar dhe operojnë direkt në pikat e shitjes së produkteve, në rolin e agjentit në sigurime.  

 5. Veprimtaria e Albsig, konform legjislacionit dhe kuadrit te liçensimit ushtrohet dhe përmbledh grupet e sigurimit të listuara më poshtë: 

 Grupi Nr.1: “Aksidentet” dhe Grupi Nr.2: “Sëmundjet”: Sigurimi nga aksidentet personale individuale dhe kolektive, sigurimi i kredimarrësit, sigurimi i shëndetit në udhëtim, sigurimi i nxënësve dhe studentëve që studiojnë brenda vendit dhe studentëve që ndjekin programin mësimor jashtë territorit të vendbanimit të përhershëm. Tashmë është hedhur në treg edhe paketa e “Sigurimit nga Sëmundjet”, produkt që mbulon një nomenklaturë të gjerë risqesh që lidhen me sëmundje të ndryshme të individëve të veçantë dhe/ose të punonjësve të subjekteve juridike. 

 Grupi Nr.3: “Mjetet tokësore” (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina)”: KASKO, sigurimi i vetë mjetit motorik, për mjete motorike të poseduara në cilësinë e pronarit ose të barrësuara në favor të bankave, kasko e pjesshme (vetëm për dëmet e përplasjes, e cila shitet bashkë me TPL etj). 

 Grupi Nr.4: “Mjete lëvizëse mbi shina”: Sigurimi i vetë mjeteve lëvizëve mbi shina.

 Grupi Nr.5: “Avionet”:  Sigurimi i vetë avionëve. 

 Grupi Nr.6: “Anijet”: Sigurimi i vetë mjeteve lundruese.  

 Grupi Nr.7: “Mallrat në transport”: Sigurimi i mallrave gjatë transportit të të gjitha llojeve.

 Grupi Nr.8: “Zjarri dhe forcat e natyrës” dhe Grupi Nr.9: “Dëmtime të tjera të pasurisë”: Sigurimi i të gjitha objekteve të cilësuara “pasuri e patundshme” dhe e përmbajtjeve të tyre të poseduara në cilësinë e pronarit ose të barrësuara në favor të bankave, si dhe i bizneseve në bujqësi dhe blegtori. 

Grupi Nr.10: “Përgjegjësitë civile nga përdorimi i automjeteve”: Sigurim i detyrueshëm i mjetit motorik për dëme ndaj palëve të treta (TPL). 
 Grupi Nr.11: “Përgjegjësitë civile nga përdorimi i avionëve”: Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për dëme gjatë përdorimit të avionëve.

 Grupi Nr.12: “Përgjegjësitë civile nga përdorimi i anijeve”: Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për dëme gjatë përdorimit të anijeve.
 

Grupi Nr.13: “Përgjegjësitë civile të përgjithshme”: Sigurimi i përgjegjësisë publike profesionale, përgjegjësisë publike te produktit për dëme të shkaktuara pronës dhe shëndetit të palëve të treta etj.
 

Grupi Nr.14: “Garancitë”: Sigurimi i të gjitha garancive për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit dhe disa sigurime kontrate kundrejt institucioneve publike financiare e të tjera të kësaj natyre, si dhe sigurimin e parave në udhëtim dhe kasafortë, BBP etj.  

 

Aktualisht ALBSIG ka hedhur në tregun shqiptar dhe maqedonas të sigurimeve rreth 25 produkte cilësore dhe tërësisht të asimilueshme nga klientela vendase. Së shpejti do të hidhen në treg  « Paketa Siguruese » që u mundësojnë klientëve të Albsig,  mbulimin e njëkohshëm për disa linja sigurimi, me kosto minimale të mundshme.

 

6. Veprimtaria e deritanishme e Albsig reflekton arritje mjaft pozitive, sikundër shpreh edhe pretendime serioze në linjën e biznesit sigurues. Aktualisht, Albsig zotëron rreth 7.5% të tregut shqiptar të sigurimeve në tërësi, ndërsa në produktet motorike që përbëjnë portofolin kryesor të shoqërisë posedon rreth 10% të tregut. Gjithashtu tendencë në rritje reflekton edhe veprimtaria në territorin e Maqedonisë. Gjatë vitit 2009 u realizua një xhiro (prime bruto) prej rreth 8 milion Euro, dhe një e ardhur neto prej rreth  1.5 milion Euro. Edhe viti 2010 prezanton një situatë pozitive. Përgjatë vitit 2010 u realizua një prim bruto prej rreth 8.8 milion euro  dhe një fitim bruto prej rreth 1,2 milion euro. Albsig tashmë prezantohet me rezerva teknike të konsoliduara, fakt i cili mundëson mbulimin efektiv të përgjegjësive të marra. Rezervat teknike arrijnë në rreth 4.2 milion Euro, prej të cilave rreth 2.4 milion Euro janë destinuar për mbulimin e përgjegjësive në territorin e Maqedonisë.

 

7. E gjithë skema e drejtimit të Albsig është e bazuar në teknika të reja dhe efikase të administrimit financiar. I gjithë procesi i shitjes dhe i administrimit është i informatizuar, fakt i cili ka mundësuar kontrollin operativ dhe mënjanimin e vjedhjeve, shpërdorimeve e të abuzimeve në të gjithë piramidën e veprimit të shoqërisë. Në të gjithë aspektet e veprimtarisë zbatohen me rreptësi aktet ligjore e nënligjore. E gjithë skema e drejtimit në Shqipëri dhe Maqedoni përmbush tërësisht kërkesat e legjislacionit vendas.  

 8. Nënvizojmë se në veprimtarinë siguruese, Albsig mbështetet nga kompani prestigjoze risiguruese, të tilla si: HANNOVER RE, MUNICH RE, LLOYD’S dhe CORIS, asistenca teknike dhe financiare e të cilëve ka qenë e mbetet permanente dhe garant për çdo transaksion sigurues.  

 9. Objektivi strategjik i organeve vendimarrëse dhe ekzekutive të Albsig mbetet forcimi i gjithanshëm i Kompanisë. Në këtë kontekst pretendohet: 

 - Zgjerimi i shtrirjes rajonale, prioritare Kosova (tentativat në këtë drejtim janë në zhvillim e sipër me ide konkretizimi në të ardhmen e afërt);

- Kompletimi i portofolit të sigurimit të Jo Jetës (hedhja në treg e produkteve të klasës 14 “Sigurimi i Kreditit” dhe klasës 16 “Humbjeve të ndryshme financiare”;

- Liçensimi për veprimtari në fushën e Sigurimit të Jetës (Shqipëri, Kosovë përgjatë viteve 2011-2013 dhe në Maqedoni pas vitit 2013);

- Liçensimi për veprimtari Risigurimi

 Konkretizimi i objektivave të mësipërme dikton investime jo të pakta, ndaj synohet bashkëpunimi me partnerë serioz e me emër në botën e sigurimeve. Ky opsion tashmë po bëhet një realitet.    





 
Faqe Kryesore Sitemap Fjalori i Sigurimeve Kushtet e pėrdorimit Ndihme
© 2013 ALBSIG Insurance Company. All rights reserved.
developed by anet solutions