Albsig mbështet teatrin “Migjeni” me shfaqjen “Jugori”

Shoqëria e Sigurimeve Albsig e njohur si promotore e vlerave artistike e kulturore, këtë fundvit ka mbështetur vënien në skenë të dramës “Jugori” me regji të Dino Mustafiq dhënë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Përgjegjësia sociale, promovimi i vlerave kulturore të vendit, të njerëzve të shquar të artit, mbështetja për ata që kanë bërë histori. Por, nuk është vetëm kaq, mbështetja e Albsig nuk prek vetem fushen e artit dhe kulturë por është kudo, dhe vazhdon të mbetet një nga parimet kryesore . Për drejtoren e teatrit dhe aktorët shfaqja “Jugori” është një revolucion për teatrin “Migjeni” dhe mbështetja e bërë nga shoqëria e Sigurimeve Albsig është vlerësuar më së shumti nga të gjithë. “I jemi falenderues Bashkisë Shkodër dhe bizneseve mbështetëse dhe sidomos Shoqërisë së Sigurimeve Albsig që me mbështetjen e tyre financiare mundëm të finalizojmë dhe të realizojmë dramën “Jugori”, një dramë kjo shume aktuale për ditët e sotme.”, u shpreh Rita Gjeka ,drejtore e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Albsig mbetet e angazhuar në përgjegjësinë sociale të korporatës me synimin për të kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përmirësimin e kushteve sociale, kulturore , shëndetësore dhe mjedisore të komunitetit në vend. Albsig mbështet me dhurime, sponsorizime, trajnime dhe metoda të tjera te ngjashme per ta forcuar sa me shume imazhin dhe besueshmerine në treg për 2019.