Pafundësi privilegjesh, komoditet dhe siguri maksimale. Përfitoni nga mundësia më e mire e ofruar nga Karta e Shendetit Albsig GOLD. Albsig GOLD bën te mundur marrjen e sherbimeve mjekësore në varësi të opsionit të përzgjedhur deri në 500.000 euro, të ofruara nga qendrat spitalore më të specializuara në Shqipëri dhe në Botë.

Plotësoni të dhënat tuaja personale
I pranoj kushtet

KUSHTET E PERGJITHSHME TE SIGURIMIT NGAAKSIDENTET DHE SEMUNDJET PAKETA ‘’SUPERIOR’’

Dispozita te Pergjithshme

1.Kushtet e pergjithshme te kontrates per sigurimin e Semundjeve Aksidenteve, ketu e me poshte do te quhen “Kushtet e Sigurimit”.
Shoqeria e Sigurimeve “ALBSIG Sh.a”, ketu e me poshte do te quhet “Siguruesi”.Personi fizik, interesi pasuror ite cilitmbulohet nga sigurimi per Shendetin dhe Aksidentet Personale, ketu e me poshte do te quhet “I Siguruari”.Personi fizik apo juridik qe nenshkruan policen e sigurimit, ketu e me poshte do te quhet “Kontraktuesi”.Kontrataper sigurimin e Shendetit dhe Aksidentet Personale e lidhur midis Siguruesit dhe te Siguruarit, ketu e meposhte do te quhet “Polica e Sigurimit”.Perfituesi sipas dispozitave ligjore mbi trashegimine, ose personi tjeter i emeruar nga i Siguruari i cili perfiton nga polica e sigurimit, ketu e me poshte do te quhet “Perfituesi”.Shuma e parave qe i siguruari paguan per sigurimin Brenda intervalit te kohes se rene dakort, ketu e meposhte do te quhet “Primi i Sigurimit”.Shuma maksimale e parave te paguashme nga siguruesi ne rast demi, ketu e meposhte do te quhet “Shuma e Sigurimit”.Cdo anormalitet, apo situate semundje qe ndodh ne funksion te organeve te trupit te personit te siguruar, qe nuk varet nga vullneti i te siguruarit dhe shkaktohet nga ndryshime patologjike te cilat mund te diagnostikohen nga nje doctor, ketu e meposhte do te quhet “Semundje”.Paaftesia e plote e te siguruarit per te proceduar dhe kryher cdo profesion nga i cili mund te perfitoj ose mund te shperblehet, ketu e meposhte do te quhet “Paaftesi”.Trajtimi qe duhet bere ne Spitalin Amerikan dhe per te cilin i siguruari duhet te shtrohet te pakten nje nate, ketu e meposhte do te quhet “Shtrim Spitalor”. Nuk do te konsiderohet i tille qendrimi i te siguruarit brenda nje institucioni spitalor per nje periudhe me te gjate se ajo e nevojshme ose nese eshte shtruar dhe nuk diagnostikohet asnje gjendje patologjike.

Rreziqet e Sigurimit

2. Sigurimi i shendetit dhe i aksidenteve personale mbulon,brenda afatit te sigurimit, shpenzimet e nevojshme te kurimit dhe demshperblimin ditor per paaftesine shendetesore ne rast te semundjes e cila shfaqet ne menyre akute ose papritur, e cila nuk ka qene e mbartur apo semundje me historik nga i siguruari dhe/ose plagosjes, qe peson i Siguruari gjate ushtrimit te veprimtarise profesionale, te treguar ne policen e sigurimit, si dhe te çdo veprimtarie tjeter qe nuk ka karakter profesional, me kusht qe rreziku i mbuluar me sigurim te mos perfshihet ne “rreziqet e perjashtuara”.
3. Aksident do te quhet çdo ngjarje qe ndodh per shkak rastesor te dhunshem dhe te jashtem, i cili shkakton demtime fizike objektivisht te vertetueshme, si pasoje e te cilave mund te vertetohet vdekja, paaftesia e perhereshme ose paaftesia e perkoheshme. Do te konsiderohet aksident edhe ndrydhja, terheqja muskulore, keputjet e ligamenteve etj. te shkaktuara nga sforcimet fizike te te Siguruarit, te ndodhura gjate ushtrimit te aktivitetit ne pune dhe percaktuar ne Policen e Sigurimit
4.Sigurimi ngaaksidentet dhe semundjetigaranton teSiguruaritshpenzimet e nevojshme te kurimit dhe demshperblimin ditor, nese ka, deri ne shumen e percaktuar ne Kontrate.
5.Sigurimi i shendetit nga aksidentet personale mbulon aksidentet qe peson iSiguruari per shkak te:
helmimit akut nga thithja apo gelltitja e substancave;mbytjes;ngrirjes;goditjes se diellit ose nxehtesise;demtimeve te shkaktuara nga sforcime fizike, me perjashtim te hernies dhe infarktit;asfiksise me origjine jo patologjike;aksidenteve te pesuara ne gjendje semundjeje te menjehershme ose pavetedijes;trazirave masive civile ose akteve terroriste, me kusht qe iSiguruari te mos kete marre pjese aktivisht ne to;mbulimi shtrihet edhe per infeksionet qe merr iSiguruari si rezultat i hyrjes ne trupin e tij te trupave te infektuar, nepermjet plageve te shkaktuara nga aksidenti.
Demtimet e lehta te lekures ose mukozave qe lejojne hyrjen e trupave te infektuar ne trupin e te Siguruarit nuk do te mbulohen nga sigurimi, me perjashtim infeksionet nga tetanozi ose terbimi.

Rreziqe te Perjashtuara

6.Sigurimi i shendetit dhe aksidenteve personale nuk mbulon aksidentet qe peson i Siguruari per shkak te situatave te meposhtme:drejtimit apo bashkedrejtimit te nje mjeti motorrik ose mjeti lundrues me motorr, si dhe qendrimit si pasagjer gjate pjesemarrjes se tyre ne gara e konkurrime sportive dhe ne provat perkatese;drejtimit te mjetit motorrik ose mjetit lundrues me motor, kur vete i Siguruari nuk eshte i pajisur me dokumentin perkates te aftesise;drejtimit te nje mjeti fluturimi me motorr ose punesimit si anetar i ekuipazhit te tij;kryerjes se detyres profesionale duke perdorur mjete fluturimi me motorr;perdorimit te aeroplaneve pa motorr, qendrimit si pasagjere ne to si dhe parashutimit;ushtrimit te boksit, atletikes se rende, mundjes apo sporteve te ngjashme me te, alpinizmit, kercimit nga trampolina me ski ose hidroski,skive akrobatike, zhytjes me bombulat e eksplorimit;pjesemarrjes ne konkurime dhe stervitjet perkatese te futbollit, hipizmit e çiklizmit,dehjes dhe/apo perdorimit te tepruar te psikofarmaceutikeve, te perdorimit te droges ose aluçinanteve me perqindje alkoli me te larte se 0.5%0 (per mije);operacioneve luftarake, zhvillimit te kryengritjeve,permbytjeve, zhvendosjes se tokes e shperthimeve vullkanike;shperthimeve dhe radiacionit te energjise berthamore, pavaresisht nga origjina e tyre;kryerjes ose tentatives per kryerjen e nje vepre penale;virusi HIV (AIDS);lindja e femijes, aborti dhe ne pergjithesi cdo situate e lidhur me lindjen ose terapi per shtatzani;shqetesimet kongjenitale;cdo lloj semundje apo keqfunksionim patologjik qe ka egzistuar perpara ketij sigurimi; kryerjes nga ana e te Siguruarit ne menyre te vetedijshme te veprimeve qe do te rrezikonin seriozisht ate, perjashto rastet kur ato kryhen per te shpetuar njerez ose mallra ne rrezik;çdo lloj sulmi apo sabotimi qe do te sillte rrezik nuklear ose perdorimin e armeve nukleare, kimike dhe biologjike ose clirimin e lendeve nukleare, kimike dhe biologjike;situates se semundjes ose te plagosjes te te siguruarit pas nje tentative vetevrasjeje;aksidente qe shkaktojne direkt ose indirekt demtime trupore qe egzistonin perpara leshimit te polices, paaftesite e te siguruarit si dhe komplikacionet qe rrjedhin prej ketyre gjendjeve; situatat e tjera jashte garancise pervec atyre te parashikuara ne kushtet e pergjithshme te polices.
Perjashtimet perfishjne edhe rastet me poshte:Gjendje paraekzistuese; Pasojat apo aksidentet qe rrjedhin si pasoje e nje veprimi te qellimshem te te siguruarit si veteplagosja; Semundje apo aksidente gjate kohes qe i siguruari eshte me sherbim ushtarak; Plagosja apo lendime qe rrjedhin nga pjesemarrja aktive ne gara motorrike ne toke apo uje; Lendimet ose pasojat qe rrjedhin nga pjesemarrja ne sporte profesionale apo te rrezikshme; Aksidentet e transportit ajror, pervec rasteve kur udhetohet me nje mjet te certifikuar; Pasojat e trazirave apo kryengritjeve ku i siguruari duke marre pjese ne to thyen ligjin; Kurat e rinise apo bukurise; Pasojat e ngjarjeve ne nje periudhe lufte, pervec nese ndodhin brenda 30 diteve; Demtimet e shendetit si pasoje e rrezatimit jonik dhe rreziqeve te energjise berthamore; Kontracepsioni meshkuj apo femra, sterilizimi, hetimi, dhe kujdesi per fertilizim apo operacione per ndryshimin e seksit
Semundjet veneriane HIV/AIDS, hetimi apo pasojat; Te gjitha trajtimet per identifikimin, ruajtjen dhe permiresimin e shendetit te fetusit; Perkujdesi ndaj alkolizmit, vartesive nga droga; Lentet, skeletet dhe xhama optike apo kirurgjine radikale keratomike ne rast miopie, astigmatizem, hipermetropi, presbiopi; Kontrollet e zakonshme dentare dhe protezat; Shpenzimet per gjetjen dhe marrjen ne dorezim te organeve per transplant; Shpenzime per problemet e zhvillimit mendor; Trajtimi i obezitetit; Dializa; personat qe vuajne nga alkolizmi,narkotizmi ose semundje mendore si skizofrenia, format maniako-depresive e Cdo lloj trajtimi qe lidhet me shtatzanine; Medikamente ne shtrim dhe ambulator.

Persona qe nuk Sigurohen

7. Nuk sigurohen, bazuar ne vleresimin konkret te gjendjes shendetsore:
gjendjet paranoike apo sindroma organike celebrale;personat qe kerkojne kujdes te perhershem mjeksor, ku te tille konsiderohen personat qe mbeshtesin jetesen dhe nevojat e perditshme tek ndihma e te tjereve; Polica e Sigurimit zhvleresohet ne momentin qe vertetohen rrethanat e treguara ne pikat “a” dhe “b” te mesiperme;nuk sigurohen personat qe kane mbushur moshen 65 vjeç dhe qe kane historik semundjesh. Te siguruarit qe arrijne kete moshe kur polica e sigurimit eshte ne fuqi do te mbulohen deri ne mbarim te afatit te treguar ne policen e sigurimit.Personat qe kane semundje fizikete lindura.

Shuma e Sigurimit

8.Shuma e sigurimit percaktohet me limit maksimal 5.000 Euro ne rastet me shtrim ne spital si pasoje e semundjeve akute qe shfaqen ne menyre te papritur dhe qe nuk kane historik ose aksidenteve, per te gjithe periudhen nje vjecarete sigurimit pavaresisht nga numri i aksidenteve/semundjeve.

Primi i Sigurimit

9.Primi i sigurimit eshte 95 Euro per person me afat nje vjecar.Primi i Sigurimit paguhet teresisht me nenshkrimin e polices se sigurimit. Vonesa prej me shume se 7 ditesh nga data e prerjes se polices se sigurimit ne pagesen e primit i jep kompanise te drejten te prish kontraten e sigurmit.

Polica e Sigurimit

10. Polica e sigurimit lidhet mbi bazen e kerkeses me shkrim te te Siguruarit ose Kontraktuesit.Polica e sigurimit mund te jete individuale ose familjare.Siguruesi leshon policen e sigurimit dhe percakton primin e sigurimit ne baze te njoftimeve te bera nga i Siguruari ose Kontraktuesi.Siguruesi ka te drejte te verifikoje vertetesine dhe saktesine e njoftimeve dhe deklarimeve te personave te lartpermendur.I siguruari ose kontraktuesi, me nenshkrimin e polices se sigurimit jane pergjegjegjes lidhur me saktesine dhe vertetesine e njoftimeve dhe deklarimeve te bera prej tyre.Me prerjen e polices se sigurimit, i siguruari perfiton falas Kontrollin Vjetor te analizave(Check Up) si me poshte: Gjak Komplet;Urine Komplet; Glicemi Esell; Kolesterol; Trigliceridet; Bilirubine totale; SGOT; SGPT; EKG; Eko Abdominale; Mamografi/PAP Test/Grafi Toraksi/PSA; Konsulte Patologu.

Hyrja ne fuqi e Polices

11. Polica e sigurimit nga semundjet dhe aksidentet do te kete nje periudhe pritje prej 30 ditesh, dhe nuk do te hyj ne fuqi asnjehere para ketij afati dhe pasi te jene respektuar te gjitha procedurat e marrjes ne sigurim nga specialist i ALBSIG.

Njoftimet dhe Deklaratat e Pasakta

12.Njoftimet dhe deklaratat e pasakta ose te paplota te kryera me dashje perbejne shkak per zgjidhjen e polices se sigurimit.Siguruesi pranon te marre persiper kete sigurim, duke u bazuar tek kerkesa e te Siguruarit. I Siguruari eshte i detyruar te thote te verteten ne kerkese dhe ti pergjigjet saktëpyetjeve te bera ne dokumentet plotesuese ne se do kete, duke deklaruar aspektet qe dihen prej tij te cilat perbejne thelbin e rrezikut dhe qe ndikojne ne vleresimin e rrezikut. Ne rastet kur behet deklarimi i manget ose ne kundershtim me te verteten nga i Siguruari, Siguruesi mund te mos zbatoje ose te zbatoje ne kushte me te veshtira kontraten.Nese i siguruari ka vepruar ne menyre te qellimshme Siguruesi mund te mos e zbatoje kontraten, qe nga data qe informohet per situaten dhe nese demi eshte shkaktuar, te siguruarit nuk i paguhet demshperblimi. Ne rast se demi, pa veprimin e qellimshem te te Siguruarit, ndodh (i) perpara se Siguruesi te vihet ne dijeni per situaten ose (ii) brenda peridhes qe Siguruesi mund te bej njoftimin e anullimit ose (iii) brenda periudhes kohore qe nevojitet per hyrjen ne fuqi te ketij njoftimi, atehere Siguruesi ben zbritje nga demshperblimi te diferences midis primeve te realizuara dhe atyre qe duhet te realizoheshin.Njoftimet ose deklarimet e pasakta ose te paplota te kryera ne mirebesim, perbejne shkak per zgjidhjen e polices se sigurimit, por iSiguruari ka te drejte mbi pjesen e primit per periudhen e mbetur te sigurimit. Gjithashtu i Siguruari demshperblehet deri ne shumen e sigurimit te dale nga raporti mes primit te sigurimit te rene dakort dhe atij qe duhej te ishte paguar.Kur polica e sigurimit eshte lidhur per me shume se një person, ajo mbetet e vlefshme per ata persona, te cileve nuk i referohen deklarimet e pasakta ose te paplota.Te gjitha njoftimet dhe deklarimet e te Siguruarit ose Kontraktuesit para dhe mbas nenshkrimit te polices behen me shkrim.

Fillimi dhe mbarimi i Sigurimit

13. Polica e sigurimit hyn ne fuqi ne oren 24.00 te dates se percaktuar si date fillimi ne kontrate, me kusht qe te jete paguar primi i sigurimit, dhe do te perfundoj ne oren 24.00 te dites se mbarimit te kontrates te percaktuar po ne police, te nenshkruar nga te dy palet. Periudha e sigurimit eshte 1-vjecare, pervec rasteve kur ne kontraten e sigurimeve do te percaktohet ndryshe.
14.Polica e sigurimit perfundon ne rastet e meposhtme:kur mbaron afati i treguar ne policen e sigurimit;ne menyre te njeanshme kur njera nga palet nuk permbush detyrimet kontraktore. Kur pergjegjesia bie mbi Siguruesin, i Siguruari ose Kontraktuesi perfiton pjesen e primit te paguar per periudhen e mbetur te sigurimit;kur njera nga palet heq dore nga polica e sigurimit;Ne raste te tilla, palet jane te detyruara te njoftojne 30 dite perpara; pas nje ngjarje e cila konsumon tere shumen e mbetur te sigurimit.

Sigurimi i Pjestareve te Familjes

Me kusht qe te jete rene dakort nga palet kontraktuese dhe per mbulimet e shenuara ne tabelen e perfitimeve, me persona te siguruar do te kuptohen anetart e familjes te perbere prej jo me pak se 3 (tre) persona. Cdo pjesetar i familjes perfiton ne menyre individuale mbulimet qe ofron karta e shendetit ‘’Superior’’.Primi i sigurimit per cdo pjesetar te familjes eshte 85 Euro me afat nje vjecar. Primi i Sigurimit
paguhet teresisht per gjithe familjen me nenshkrimin e polices se sigurimit. Vonesa ne pagesen e primit prej me shume se 7 ditesh nga data e prerjes se polices se sigurimit i jep kompanise te drejten te prish kontraten e sigurmit.Ndyshimi I Veprimtarise Profesionale apo i Personit te Siguruar
15.Ne rast se gjate periudhes se mbulimit ne sigurim, ndryshon veprimtaria profesionale e treguar ne policen e sigurimit, i Siguruari ose Kontraktuesi eshte i detyruar tenjoftoje me shkrim Siguruesin.Kur veprimtaria e re profesionale e shton shkallen e rrezikut, primi do te rritet per periudhen e mbetur te sigurimit.
16. Kontraktuesi (ne rastet e aplikimit te sigurimit ne grup) ka te drejte qe te zevendesoje me nje tjeterpersonin qe ka caktuar per te marre shumen e sigurimit, apo te shtoje persona te tjere me te njejtat kushte te pergjithshme, duke njoftuar me shkrim Siguruesin brenda nje periudhe 15 ditore dhe paraqitur deshmineesigurimit per tebere ne te shenimet e nevojshme.

Njoftimi iRastit te Sigurimit dhe Detyrimet e te Siguruarit

17.I Siguruari ose Perfituesi duhet te njoftoje me shkrim Siguruesin per vertetimin e ngjarjes se sigurimit brenda 5 (pesë) diteve nga dita e aksidentit ose nga momenti ne te cilin ka patur mundesi ta beje kete njoftim.Njoftimi me shkrim iRastit te Aksidentit duhet te tregoje vendin, diten, oren, semundjen e tij apo shkakun e aksidentit, si dhe t’i bashkengjitet nje çertifikate mjeksorenga mjeku, i cili ndjek kurimin, ku te percaktohen shkaqet e semundjes dhe pasojat e mundshme te saj.Eshte kusht qe menjehere pas aksidentit ose semundjes te filloje kurimi dhe te merren masat e nevojshme per sherimin e te semurit. Siguruesi ruan gjithnje te drejten te vizitoje dhe te kontrolloje gjendjen shendetesore te te semurit ose te aksidentuarit dhe dhenia e lejes per viziten dhe kontrollin eshte e detyrueshme. Eshte e detyrueshme te zbatohen keshillat e mjekut,qe ndjek kurimin sa me siper, te cilat kane ndikim te drejteperdrejte ne sherimin e te plagosurit ose te aksidentuarit.Ne raste se i siguruari ne menyre te qellimshme nuk zbaton sa me siper, humbet te drejten qe i jepet nga polica.Ne rast kur si rrjedhoje e mangesive dhe mosveprimeve te te siguruarit efektet e aksidentit dhe te semundjes shtohen atehere Siguruesi nuk mban pergjegjesi per pjesen e shtuar.I Siguruari duhet te ndjeke keshillat e mjekut dhe duhet te beje çdo perpjekje per te minimizuar pasojat e aksidentit.I Siguruaridhe, ne rast vdekje tete Siguruarit, Perfituesi, eshte i detyruar t’i lejoje Siguruesit te kryejne verifikimet dhe eksperimentimet e nevojshme lidhur me aksidentin.Ne rast paaftesie te perkohshme çertifikatat mjeksore duhet te riperteriten ne perfundim te afateve perkatese.
18.Siguruesi paguan demshperblimin vetem per pasojat e drejtperdrejta dhe ekskluzive te shkaktuara nga aksidenti.Ne rast se ne momentin e ndodhjes se aksidentit, i Siguruari nuk eshte fizikisht i plote dhe i shendetshem, jane te demshperblyeshme vetem pasojat qe do te mund te vertetoheshin patjeter, atehere kur aksidenti t’i kishte ndodhur nje personi fizikisht te plote dhe te shendetshem.Ne rast se shkaktohet humbja anatomike ose pakesimi funksional i nje organi ose gjymtyre qe ishte demtuar para aksidentit, perqindjet e treguara ne nenin 19me poshte do te zbriten duke pasur parasysh shkallen e invaliditetit te meparshem.

Vdekja Aksidentale

19. Ne rast se i Siguruari vdes si pasoje e nje aksidenti/semundjete siguruar, Perfituesit i paguhet nga Siguruesi nje demshperblim ne masen e percaktuar ne policen e sigurimit (pasi zbriten demshperblimet qe mund te jene dhene me pare per paaftesi te perhereshme apo te perkohshme).Pagimi i demshperblimit ne rastin e vdekjes eshte i detyrueshem edhe ne rast se i Siguruari vdes brenda 2 vjeteve nga dita e ndodhjes se aksidentit.Ne rast se si pasoje e nje aksidenti/semundje shkaktohet vdekja e te siguruarit dhe bashkeshortit, njekohesisht ose brenda 1 (nje) viti nga dita e ndodhjes se ketij aksidenti, si dhe kur Perfituesit jane te mitur ose persona ne ngarkim te njerit prej bashkeshorteve, Siguruesi paguan dyfishin e shumes se sigurimit

Paaftesia e Perhershme

20. Kur aksidenti çon ne paaftesine e perhereshme, Siguruesi paguan:
(a)-Shumen e plote te sigurimit te percaktuar ne police kur paaftesia e perhershme eshte totale, dmth i siguruari eshte i paafte plotesisht gjate gjithe jetes se tij.

Paaftesia e Perkohshme

21.Demshperblimiper paaftesi te perkohshme eshte iperfshire ne ate qe paguhet per paaftesi te perhershme ose vdekje sipas pikave te rena dakort midis paleve.Demshperblimi per paaftesi te perkohshme behet ne format e shperblimit ditor apo ditor spitalor.

Shperblimi Ditor

22.Shperblimi ditor i paguhet te Siguruarit nga Siguruesi ne rastet kur per shkak te nje semundjeje apo aksidenti te siguruar ai ndodhet ne trajtim mjeksor jashte spitalor. Masa e shperblimit ditor paguhet ne masen 0.8 per mije te shumes se sigurimit per çdo dite te paaftesise (te raportit mjeksor).Shperblimi ditor paguhet iplote per çdo dite ne te cilen i Siguruari nuk mund te ushtroje veprimtarine profesionale te treguar ne policen e sigurimit, dhe ne masen 50 % (0.4 per mije te shumes se sigurimit), kur i Siguruari mund te ushtroje pjeserisht veprimtarine profesionale te treguar ne policen e sigurimit.Shperblimi ditor paguhet per nje periudhe maksimale 300 dite, qofte jo ne vijim.Ne rastet e percaktuar ne kontrate te shperblimit ditor do te aplikohen masat e percaktuara dhe te rene dakort midis paleve.

Percaktimi i shpenzimeve

23. Ky siguracion ne rast te demtimit te te Siguruarit, i siguron atij demshperblimin ditor si dhe shpenzimet e kryera brenda limiteve te percaktuara ne police. Siguruesi nuk merr persiper kerkesat ne lidhje me shpenzimet e kryera per situatat e meposhtme:Shpenzime te cilat nuk kane qene te nevojshme te kryhen dhe kerkesa qe i tejkalojne shumat e arsyeshme; Kerkesat per shpenzime ne kundershtim me kushtet e pergjithshme te siguracionit.

Shpenzimet Spitalore dhe Farmaceutike

24.Shpenzimet spitalore dhe farmaceutike i paguhen te Siguruarit ose pjesterit te familjes te siguruar, ne rastet kur per shkak te nje semundjeje apo aksidenti ai ndodhet ne trajtim mjeksor ne institucione mjekimi osejashte tyre.Shpenzimet dhe farmaceutike perfshijne:shpenzimet mjeksore spitalore dhe ambulatore, shpenzimet e trajtimeve kirurgjikale, shpenzimet farmaceutike, analizat dhe radiografite, shpenzimet per trajtimet fizioterapike dhe riaftesimit, si dhe shpenzimet per transportimin ne kushte speciale, te gjitha keto kur jane te lidhura me nje semundje apo aksident te siguruar dhe te rekomanduara nga mjeku, ne perputhje me shumat e permendura ne tabelen e perfitimeve.Shpenzimet spitalore dhe farmaceutike jane te perfshira ne demshperblimin e paguar per vdekjen, paaftesine e perhershme apo te perkohshme.

Kerkesa per Demshperblim

25.I siguruari ose perfituesi, per marrjen e demshperblimit, i paraqet Siguruesit kerkesen me shkrim e cila duhet te tregoje edhe emrin e te Siguruarit, numrin dhe daten e polices se sigurimit. I siguruari eshte i detyruar qe se bashku me formularet e njoftimit dhe te kurimit te dorezoje edhe dokumentet origjinale plotesuar nga mjeku, ose spitali ku eshte kuruar,ne te cilat behet fjale per shpenzimet e spitalit, ilacet, kurimi, dhe vizitat e bera si rrjedhoje e aksidentit ose semundjes. Barra e shpenzimeve per marrjen dhe dergimin e ketyre dokumenteve tek Siguruesi eshte ne ngarkim te te Siguruarit.Ne rast te perdorimit te perfitimit te sigurimeve shoqerore, kerkohen kopje te recetave dhe te faturave te shoqeruara me nje deklarate te organizates qe pershkruan ne detaje shumen e paguar.

Vleresimi i Gjendjes Shendetsore

26.Vleresimi i gjendjes shendetsore kryhet mbi bazen e dokumenteve te paraqitura nga i Siguruari, nga eksperti apo grupi i eksperteve te caktuar nga Siguruesi.I Siguruari eshte i deryruar te paraqese menjehere, dhe ne çdo rast, jo me vone se 30 dite, çertifikatat mjeksore apo çdo lloj dokumentacioni tjeter qe lidhet me aksidentin ose qe kerkohet nga Siguruesi.Eksperti apo grupi i eksperteve eshte i detyruar te hartoje akt-ekspertimin brenda 10 diteve nga marrja e dokumentacionit, perveç kur shkalla e demtimeve nuk mund te percaktohet brenda nje afati te tille.

Demshperblimi

27. Siguruesi eshte i detyruar te paguaje demshperblimin ose ta refuzoje ate kur nuk permbushen kushtet e parashikuara ne kete kontrate,brenda 30 diteve nga marrja e dokumentacionit te rregullt te demshperblimit.Pagesa e demshperblimit behet ne monedhen e treguar ne policen e sigurimit.

Demshperblimi Paraprak

28.Kur i Siguruari peson nje aksident te rende i cili i shkakton ne menyre te dukshme paaftesi te perhereshme ne nje shkalle te larte apo pasojat jane aq te renda sa qe pritet vdekja e te siguruarit, Siguruesi kryen menjehere nje demshperblim paraprak deri ne 50 % te demshperblimit perfundimtar. Demshperblimi paraprak do te zbritet nga masa e demshperblimit perfundimtar te vleresuar nga Siguruesi.

Siguracioni i perbashket

29. I siguruari eshte i detyruar te lajmeroje Siguruesin nese eshte i siguruar per te njejtin qellim ne Sigurues te tjere. Ne rast se shpenzimet e kurimit mundesohen prej me shume se nje shoqerie sigurimesh, shpenzimet ne fjale do te perpjestohen midis shoqerive ne raport me garancite e tyre.Ruajtje e fshehtesise
30. Siguruesi detyrohet te ruaje konfidencialitetin e te dhënave, fakteve dhe rrethanave qe kane te bëjne me te siguruarit, te dhena me te cilat njihet gjate ushtrimit te veprimtarise se vet. Ai do te jete pergjegjes per demet qe do te shkaktohen si rrjedhoje e mosruajtjes se fshehtesise ne lidhje me sekretet e te Siguruarit.

Lajmerimet dhe njoftimet

31. Lajmerimet dhe njoftimet behen me shkrim dhe i dergohen shoqerise se sigurimeve, ne qendren e saj ose agjensise ndermjetese te kontrates se sigurimeve. Edhe lajmerimet dhe njoftimet e shoqerise se sigurimeve kundrejt te Siguruarit ose Kontraktuesit behen ne adresen e shkruajtur ne police. Ne rast se adresat kane ndryshuar, ato duhet te njoftohen menjehere me shkrim.

Dispozita te Tjera

32.Nëse në momentin e ndodhjes së një rasti sigurimi, sipas kësaj kontrate ekzistojnë sigurime të tjera, të cilat mbulojnë të njëjtin dëm, masa e dëmshperblimit që përfiton i Siguruari nga të gjitha kontratat e sigurimit nuk mund të jetë më e lartë sesa masa e dëmit minus pjesën e zbritshme. Pjesa e dëmit që paguajnë Siguruesit është propocionale me shumat e siguruara.
33. Siguruesit i lind detyrimi vetem per dokumentat qe jane nenshkruar nga persona te autorizuar nga perfaqesuesi ligjor i saj. Asnje tjeter nuk ka te drejte te nenshkruaj ose te modifikoj policat e sigurimit ne emer te siguruesit ose te paranoj deklarata apo dokumenta ligjor.
34.Mosmarreveshjet qe mund te lindin midis Siguruesit dhe te Siguruarit, ne rast se nuk zgjidhen me mirekuptim, zgjidhen me rruge gjyqsore.Gjykata kompetente per shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore qe celen kunder shoqerise se sigurimeve si rrjedhoje e mosmarreveshjeve eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
35. Perveç sa eshte parashikuar shprehimisht ne dispozitat e ketyre kushteve te sigurimit, do te zbatohen dispozitat e Kodit Civil te R.SH .

ALBSIG SH.A.


I SIGURUARI

Drejtor i Pergjithshem


( emer, mbiemer, firme )


Cmimi: 140 Euro

Mbulimi: 10,000 Euro