Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të ALBSIG, Z. Muharrem Bardhoci

Më lejoni t’Ju falenderoj për interesimin tuaj konstant për ALBSIG. Që nga themelimi në vitin 2004, ALBSIG është ndër të paktat kompani që ka ruajtur trendin pozitiv dhe që vit pas viti ka konsoliduar pozitat në treg. Sigurisht, kjo rritje konstante vjen si rezultat i investimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme të Grupit Kastrati.

ALBSIG për të tretin vit rradhazi ka patur trendin më të lartë të rritjes. Aktualisht për vitin 2018 pozicionohemi të dytët në treg dhe kjo sigurisht është tregues i besimit të klientëve. Konkurenca në tregun e sigurimeve është shumë e madhe, megjithatë në vite ne ia kemi dalë të ruajmë dhe forcojmë pozitat tona dhe të shtojmë numrin e klientëve. Ne i kushtutojmë rëndësi primare marrëdhënieve me klientët. Ekspertët tanë mundësojnë këshillim financiar të personalizuar për secilin prej tyre, individë apo kompani dhe pikërisht falë kësaj filozofie kemi ndërtuar një marrëdhënie afatgjate dhe të konsoliduar në vite.

Një nga prioritet e ALBSIG gjatë viteve të fundit ka qenë dhe zgjerimi i rrjetit të pikave të shërbimit dhe aktualisht jemi të kudondodhur në të gjithë territorin e Shqipërisë. Por, krahas zgjerimit dhe modernizimit të shërbimeve tona në çdo pikë shitjeje, po investojmë gjerësisht dhe në përmirësimin e shërbimeve online. Synojmë të ofrojmë zgjidhje më të thjeshta, të cilat do të mund të përdoren lehtësisht nga klientët tanë në çdo kohë, 24 orë në 7 ditë të javës. Kemi investuar dhe do të vazhdojmë të investojmë në implementimin e shërbimeve elektronike dhe prioriteti ynë kryesor është ofrimi i shërbimeve që mundësojnë përfitime të qëndrueshme për klientët tanë; shpejtësi në plotësim të nevojave pa kufizime në kohë, me transparencë dhe procedura të thjeshtuara.

Kultura korporative dhe modeli i biznesit që ne aplikojmë si pjesë e Grupit Kastrati, na lejon që të kemi avantazhe të shumta, të tilla si reagimi dhe përshtatja e shpejtë ndaj ndryshimeve në treg dhe gjithashtu na mundëson që të kemi rol kryesor në cilësinë e shërbimeve që ne u ofrojmë klientëve tanë. Jemi pjesë e një prej grupeve më të mëdhenj dhe më të suksesshëm në Shqipëri dhe rajon dhe rrjedhimisht kjo mundëson më shumë siguri dhe më shumë përfitime për klientët tanë.

Duam të jemi zgjedhja e parë e shqiptarëve dhe t’u japim vlerë shërbimeve që ofrojmë. Jemi të përkushtuar për të ruajtur dhe konsoliduar besimin e klientëve tanë. E thënë ndryshe, ne në ALBSIG nuk ofrojmë thjesht produkte dhe shërbime, por kujdesemi në çdo detaj për klientët tanë. Ajo që e diferencon, është pikërisht cilësia e produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.

Me respekt

Muharrem Bardhoci

firma-e-drejtorit