VIZIONI

Shoqëria e Sigurimeve Albsig, njihet tashmë si shoqëria me shërbimin më kualitativ në industrinë e sigurimeve. Këtë shërbim e ofrojmë përmes paketave të produkteve për klientët, të cilët mund të zgjedhin ofertën me nivelin optimal financiar dhe duke e bazuar atë në kërkesat e tyre specifike. Albsig synon të jetë partneri më i besueshëm për klientët dhe të sigurojë mbulimin maksimal të tregut të sigurimeve. Albsig synon të jete gjithmonë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja.

MISIONI

Misioni i Albsig si pjesë e Kastrati Group, është dhe do të mbetet siguria, stabiliteti financiar dhe një e ardhme e sigurtë për punonjësit, klientët, bashkëpunëtoret dhe aksionarët e kompanisë; të sigurojë zhvillim profesional dhe personal të punonjësve, njëkohësisht te jetë partnere me klientët e siguruar duke ju ofruar mbështetje të plotë në fushën e e sigurimeve; këmbëngulëse në krijimin e një fryme pozitive, kulture të mirëfilltë biznesi, trajnime të vazhdueshme dhe investim për punonjësit, të kontribuojmë në zhvillim të vazhdueshëm të produkteve të sigurimit dhe atyre ndihmëse që ndikojnë në procese më optimale të biznesit.


Emri i shoqërisë: ALBSIG
Lokalizimi i zyrave qendrore:

Adresa: Rr. “Barrikadave”,
K.POSTARE, 1001 – Tirana, Albania
Tel: +355 4 22 54 770
Tel: +355 4 22 54 764
Fax: +355 4 2254 664
www.albsig.al

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës:

Z. Shefqet Kastrati
Z. Arben Breshani
Znj. Ilda Mucmataj

Drejtor i Përgjithshëm:

Z. Muharrem BARDHOCI

Data e themelimit:

09 / 01 / 2004

Numri i punonjësve:

280 (viti 2018)

Biznesi:

Sigurimi jo-jetë