Trajnimi mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike

Me 30 mars 2019 u zhvillua trajnimi mbi Administrimin e Kontratave te detyrueshme motorrike, Licensimin e Agjenteve dhe problematikat mbi menaxhimin dhe shitjen e kontratave. Në trajnim morën pjesë më shumë se 50 agjent dhe specialistë të marrjes në sigurim të rinj dhe me përvojë, nga të gjitha Degët e Albsig të shtrira në të gjithë vendin. Qëllimi i këtij sesioni trajnimi është mirëmenaxhimi I shitjeve dhe zgjidhja e problematikave te administrimit te ketyre produkteve në të gjithë rrjetin e Albsig, rritja e volumit të klientëve, si dhe aplikimi në mënyrë korrekte i sistemit të shitjes për këto kontrata. Fokus të rëndësishëm zë dhe zbatimi me korrektësi i procedurave ligjore , standarteve, si dhe vlersimit të riskut . Në mbështetje të Drejtorise se sigurimit Motorrik te detyrueshem u prezantua dhe rëndësia e kuadrit ligjore ne lidhje me mbarëvajtjen e licensimit te agjenteve. Trajnuesit jane vetë drejtuesit dhe specialistët e Departamentit të Sigurimi motorrik te Detyrueshem prane Drejtorisë së Përgjithshme të Albsig.sh.a